Magazine Showbizz

Si po arrin ta fshehë Einxhel Shkira shtatzëninë e saj?

Share on the social medias

Padyshim dy nga emrat më të komentuar në mediat rozë janë Einxhel dhe Dagz.

Që prej nisjes së romancës brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe deri më tani, dyshja i kanë treguar publikut dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.

E teksa tashmë çifti po përjetojnë prej muajsh lidhjen e tyre të dashurisë, shumë thashetheme qarkulluan kohëve të fundit se moderatorja ishte në pritje të ëmbël dhe ky lajm tashmë ka rezultuar i vërtetë.

Sipas burimeve për “Prive”, Einxhel dhe partneri i saj do të bëhen prindër së shpejti për herë të parë, kjo pasi ish-banorja është në javën e 16-të të shtatzënisë.

Dhe pse lajmet qarkullonin poshtë e lartë se çifti ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, Einxhel i ka hedhur gjithmonë poshtë këto aludime.

Megjithëse duhet të themi se fotot e fundit të publikuara nga moderatorja në profilin e saj në “Instagram” kanë ngjallur dyshime pasi Shkira shihet më pak e shfaqur me fotot e saj duke mbuluar pjesët e trupit, veçanërisht barkun.

Se kur çifti do e pranojë publikisht, kjo mbetet për tu parë, megjithatë kujtojmë se Einxhel në urimin e ditëlindjes i kishte thënë partnerit “Ne të duam ty”, ku nga kjo frazë nisen gjitha dyshimet për shtatzëni.

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.