Si asnjëherë më parë! Shokohet konkurrentja e Përputhen, ish-i dashuri i shfaqet papritur

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sonte në “Përputhen Prime”. Ish i dashuri i Alvisës, Hysen Rama u bë pjesë e programit.

“Ka qenë një djalë në audicione dhe ka parë që ka marrë pjesë dhe ish e dashura. Ai ka kontaktuar stafin. Djali quhet Hysen Rama”, – u shpreh Bora Zemani.

Alvisa u shokua kur e pa në emision dhe doli menjëherë nga studioja.

“Nuk e kam ditur që Alvisa do merrte pjesë. Kemi qenë të lidhur për 3 vite. Ishte diçka e bukur por ka përfunduar 5-6 muaj më parë”, – tregoi ish i dashuri i konkurrentes pasi ajo u largua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX