Si asnjëherë më parë, Butrint Imeri ngjit të ëmën në skenë gjatë koncertit (FOTO)

Butrint Imeri i ka surprizuar të gjithë së fundmi duke ngjitur nënën e tij në skenë, ajo ka qenë e pranishme në një nga koncertet e tij të fundit dhe ai ka përfituar nga rasti ta prezantojë atë me fansat.

Në një moment Butrinti ndërpret performancën dhe e merr atë në skenë teksa të pranishmit shpërthejnë në brohorima.

“Kjo është dashuria më e madhe në jetë, mam të dua!”, – ka thënë këngëtari teksa i dhuron edhe një puthje.

Ndonëse është shumë aktiv në rrjetet sociale Butrinti mundohet ta mbajë larg jetën e tij personale.

Por para disa kohësh kur ajo pati probleme shëndetësore, këngëtari përmes një postimi pati treguar se e ka shoqëruar atë në spital.

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.