News

Shqiptarët me numrin më të lartë të fëmijëve të lindur në Britani, reagon ish-lideri i Partisë Brexit

Share on the social medias

Britanikët janë habitur nga lajmi i publikuar së fundmi se shqiptarët janë ndër prindërit më të shumtë në numër, nga të huajt në Britaninë e Madhe.

Më shumë se 3,000 foshnja lindën në Britaninë e Madhe, vitin e kaluar nga nëna nga Shqipëria. Kjo shifër është publikuar nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Por shifrat kanë ngritur pikëpyetje për madhësinë e vërtetë të popullsisë shqiptare në Britaninë e Madhe, e cila sipas shifrave zyrtare është më pak se 50,000.

Lajmi ka sjell reagimin e një prej personazheve të njohur në jetën politike dhe shoqërore në Britani, ish-deputet i Parlamentit Evropian dhe ish-lideri i Partisë Brexit, Nigel Farage, i cili e ka raportuar këtë të dhënë si tronditëse.

Në një postim në Twitter, Farage ka shkruar: “Tani që një në dhjetë prindër të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë, a mund të gjeni se sa është raporti në pesë vjet?”

Shifrat e lindjeve vijnë pas një raporti tronditës të zbuluar në The Mail të dielën ku doli se katër në dhjetë emigrantë që kalonin Kanalin me anije ishin nga Shqipëria, shumë më tepër se ata që ikin nga shtetet ne rrezik.

“Shqipëria u zhvendos për herë të parë në dhjetë vendet më të shumta të lindjes si për nënat jo të lindura në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe për baballarët jo të lindur në Mbretërinë e Bashkuar”, tha ONS.

Ndër nënat, Shqipëria u bë vendi i dhjetë me numrin më të lartë të lindjeve, nga vendi i 41-të i një dekade më parë.

Dhe midis baballarëve u bë vendi i tetë më i zakonshëm, nga vendi i 36-të një dekadë më parë.

Ish-ministri i Zyrës së Brendshme Sir John Hayes tha: “Është e çuditshme që duhet të ketë kaq shumë foshnje të lindura këtu nga prindër shqiptarë, duke pasur parasysh statistikat zyrtare për numrin e tyre. Mbetet duke pyetur nëse një numër i madh i shqiptarëve janë këtu ilegalisht ose nëse atyre u jepen viza me ndonjë mjet tjetër, dhe nëse po pse.’”

Shifrat e ONS për vitin 2019 vlerësuan se kishte vetëm 47,000 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar – duke i bërë ata kombësinë e 46-të më të zakonshme të lindur jashtë shtetit – nga të cilët 22,000 ishin femra.

Peter Walsh i Observatorit të Migracionit në Universitetin e Oksfordit tha: ‘Të dhënat e disponueshme të imigracionit nuk japin një shpjegim të qartë se pse Shqipëria është zhvendosur për herë të parë në dhjetë vendet e para më të zakonshme të lindjes për prindërit emigrantë.

“Shpjegimet e mundshme për këtë përfshijnë vlerësimin e popullsisë së ONS që është shumë i ulët ose që shqiptarët kanë më shumë gjasa të jenë në moshë riprodhuese dhe si rrjedhim të kenë më shumë fëmijë”, tha ai.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.