Sherri mes Ronela Hajatit dhe Samanta Karavellës, flet ish banori i “BBV”

Shumë vite më parë ka ndodhur një sherr mes Ronela Hajatit dhe Samanta Karavelles për arsye të cilat nuk janë bërë të ditura asnjëherë.

Së fundmi Ronela Hajati dhe Ardit Çuni kanë qenë të ftuar në “Dite pas dite” në Rtsh ku kanë diskutuar rreth këtij sherri.

Gjatë bisedës ishte moderatori ai i cili e pyeti Arditin se pse nuk nuk mundohet t’i pajtojë dy këngëtares pasi ai i ka mikesha të mira të dyja.

“Ti je dhe shok i Roneles dhe i Samantes, pse nuk i pajton të bësh ndërmjetësim.”, – ishte pyetja e moderatorit.

Epike ishte përgjigjja e këngëtarit që zgjoi të qeshura në studio.

”Po unë nuk jam Eni Çobani”, ja ktheu ai.

Më tej moderatori ka pyetur sërish Ronelen për të zbuluar arsyet e sherrit mes tyre, por me shumë sportivitet Ronela e kalon këtë pyetje.

”Pyet ate me mire.”, tha këngëtarja, ku sërish nuk u arritë të zbulohet asgjë nga sherri mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.