Sara zbulon se çfarë dasme po planifikojnë me Ledrin (VIDEO)

Partnerja e reperit të njohur ka zbuluar se ajo dhe Ledri po planifikojnë dasmë.

Ledri dhe Sara janë ndër çiftet më të dashura të publikut shqiptar, shkruan lajmi.net.

Sara, partjera e reperit së fundi ka vendosur të filmojë veten duke iu përgjigjur pyetjeve më të shpeshta dhe të sikletshme të ndjekësve të saj.

Një nga ndjekësit e saj i kishte shtruar pyetjen se nëse ata ‘planifikojnë të bëjnë dasmë’ dhe përgjigja e saj ishte se ata do të bëjnë dasmë por ende nuk kanë vendosur për detaje të hollësishme.

“A do bëni dasmë dhe si do e bëni?”, – ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës.

“Ne kemi qejf të bëjmë një dasmë, problemi më i madh deri më tani që nuk kemi vendosur akoma nëse do të bëjmë një dasmë të madhe apo të vogël, private, modeste, të thjeshtë ashtu siç kam qejf unë, dhe këtë gjë akoma nuk e kemi vendosur por që kur ta vendosim do e merrni vesh edhe ju, patjetër”, – u shpreh Sara.

VIDEO:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX