
Sara Berisha është blogeria nga Shqipëria që u bë pjesë e “Big Brother Albania VIP”, ku ju dha mundësia ta njohin një publik i tërë dhe jo vetëm.
Vajza simpatike nga Durrësi, gjithashtu bëri edhe të dashur në këtë shou televiziv.
Sara, gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Vëllait të Madh” u lidh me DJ-në nga Kosova, DJ PM, marrdhënia me të cilin duket se po shkon shumë mirë.
E pyetur se si po shkon lidhja e tyre, Sara ka thënë shumë mirë, duke shtuar se shpreson të mos u marrin sysh.