Roza Lati ka refuzuar ftesën e “Big Brother VIP”? Flet moderatorja dhe tregon vendimin që ka marrë (VIDEO)

Deri më tani, në “Big Brother VIP”, aktualisht janë prezantuar 14 personazhe, banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Para se ky edicion të niste, producentja Lori Hoxha zbuloi se ftesë për tu bërë pjesë, kishin marrë shumë personazhe të famshëm të showbizzit shqiptar, dhe arsyeja kryesore e atyre që kishin refuzuar ishin angazhimet.

I tillë është rasti i Roza Latit, që po ashtu ka marrë ftesë, mirëpo për shkak të punëve të saj, e ka refuzuar. Këtë e ka treguar vetë moderatorja në një intervistë për Prive.

E pyetur se për çfarë ka thënë “Jo” për herë të fundit në jetën e saj, Roza tha pa u menduar dy herë:

“Për ‘Big Brother VIP’”

Më pas ajo tregoi edhe arsyet, duke qenë e vetëdijshme se nëse do kishte mundësi të ishte pjesë, do të kishte qenë një element i mirë.

“Realisht e di që dhe unë do isha një element i lezetshëm aty brenda dhe më vjen vërtet keq, por kam patur punë të miat, nuk e kam atë luksin tre muaj.” – tha ajo.

VIDEO:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX