Sports

Ronaldo i vetë ofrohet Milanit dhe Interit, klubet italiane e refuzojnë

Share on the social medias

Cristiano Ronaldo është në hall të madh, pasi portugezi është duke parë për një destinacion të ri që i ofron mundësinë e të luajturit në Champions League, gjë të cilën Manchester United nuk ia siguron dot.

Pasi u vetofrua disa klubeve të mëdha si Bayern Munich në Gjermani apo Atletico Madrid në Spanjë, lojtari ka kthyer sytë nga Italia.

Sipas raportimeve nga mediet britanike, agjenti i Ronaldos, Jorge Mende i ka ofruar kartonin e lojtarit te klubit të Milanit dhe Interit. Megjithatë edhe këtë herë portugezi ka marrë përgjigje negative, pasi asnjëri prej tyre nuk dëshiron ta ketë 37-vjeçarin në skuadër.

Nuk dihet ende se cili do të jetë fati i CR7 deri në përfundim të merkatos, por me mungesën e pjesëmarrjes në Champions League dhe duke parë gjendjen katastrofale të Manchester United, që ka regjistruar vetëm disfata në dy javët e para të Premier League, portugezi e sheh shpëtimin e tij vetëm te largimi.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.