Rita Lati befason me deklaratën: ‘Do martohem unë para Rozës’

Moderatorja e njohur dhe që njihet për natyrën e saj pa komplekse, Roza Lati ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Expuls” nga Ronaldo Sharka.

Gjatë intervistës Ronaldo ngacmoi Rozën, nëse kësaj të fundit i ka ardhur koha të martohet.

Roza nuk ngurroi dhe telefonoi të ëmën, aktoren e madhe për publikun shqiptar, Rita Latin.

Kjo e fundit nga telefoni u shpreh se është koha e saj të martohet dhe jo e Rozës.

“Mami e ka shumë xhan Ronaldon, e shoh. Koha me u martu për Rozën jo, do martohem unë njëherë”, – u shpreh Rita duke shkaktuar të qeshura në studio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX