News

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, mësoni si parashikohet të jetë moti sot dhe surprizat që na presin në mesditë

Share on the social medias

Vendi ynë mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë ditës. Sipas MeteoAlb, pritet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe pasdites, të cilat do të mund të sjellin shira të pakët në zonat malore, ndërsa pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vijojnë masat ajrore të pasuar me lagështirë të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin e Kosovës, duke bër që deri në mesditë të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por sërish orët e mesditës shtojnë vranësirat në vend duke sjellë reshje shiu në Veriperëndim dhe Perëndim të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

MV paraqitet në ndikimin kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave për gjatë gjithë 24-orëshit. Parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat të bëhen më të dukshme duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në Veriperëndim të MV.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore do të vijoj me mot të paqëndrueshme i cilat do të gjenerojnë reshje shiu. PO ashtu vijojnë të jenë prezente vranësirat e shpeshta në pothuajse gjithë rajonin e Ballkanit duke krijuar mundësi për rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa në ndikimin e motit të qëndrueshëm do të jetë Gadishulli Iberik, Qendra e kontinentit dhe Europa Veriore.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.