News

“Rama një rrezik për Shqipërinë”, Boçi reagon ndaj ngjarjes në Gramsh dhe u bën thirrje institucioneve

Share on the social medias

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar me anë të një postimi në ‘Facebook’, në lidhje me ngjarjen në Gramsh.

Boçi tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar anulimin e vizave për rusët. Referuar ngjarjeve të fundit të ndodhur në uzinën e aremëeve në Poliçan dhe në Gramsh, Boçi thotë se Sali Berisha i kërkoi në emër të PD, qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës të mos lejonte turistët rusë të hynin në Shqipëri, në kushtet kur ngjarja me Ukrainën vazhdon, ndërsa thekson se kryeministri Edi Rama e refuzoi kërkesën, duke hapur çdo pikë hyrëse për shtetasit rusë.

Statusi:

“Sali Berisha kërkoi anulimin e vizave për rusët

Kur në sallën e Parlamentit shqiptar foli në një lidhje me skype, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte vetëm një kërkesë për Edi Ramën: Refuzimin që shtetasit rus të hynin në territorin shqiptar!

Në dalje të asaj seance të jashtëzakonshme, Sali Berisha i kërkoi në emër të PD, qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës të mos lejonte turistët rusë të hynin në Shqipëri, në kushtet kur ngjarja me Ukrainën vazhdon.

Edi Rama e refuzoi kërkesën, duke hapur çdo pikë hyrëse për shtetasit rusë.

Institucionet që kanë për detyrë të garantojnë sigurinë kombëtare në vend, kur gjatë kësaj vere kanë hyrë në Shqipëri mijëra shtetas rusë, janë në alert të plotë!

E kujt është përgjegjësia në këtë rast

Rama është rrezik për Shqipërinë!”, ka shkruar ai.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.