News

Projekti i Portit të Durrësit, Ilir Meta del me deklaratën e fortë: Investitorë dhe burime parash të dyshimta

Share on the social medias

Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish nëpërmjet një postimit në Facebook për projektin e portit të ri të Durrësit, pasi pak ditë më parë i bëri thirrje qytetarëve të mos blejnë apartamente aty, pasi kemi të bëjmë me një skemë piramidale.

Sipas Metës, kryeministri Edi Rama është duke u fshehur pas një historie me kompani guackë për të shtënë në dorë përfitimet nga ky projekt.

“Shqipëria dhe Durrësi kanë nevojë për investitorë seriozë strategjikë dhe vendime, që respektojnë Kushtetutën, sovranitetin shtetëror mbi infrastrukturën strategjike, parimet e konkurrencës dhe transparencës, detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe Procesi i Berlinit.

Injorimi i qytetarëve të Durrësit, i ekspertëve vendas dhe të huaj, i shoqërisë civile, i detyrimeve ndaj Korridoreve europiane të sanksionuara në Samitin e Vjenës (2015), tregon se interesi i tyre dhe ai i vendit nuk ekziston për këtë KM, i cili fshihet pas historive me guacka pas guackash, me investitorë dhe burime të dyshimta parash”, shkruan Meta në Facebook.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.