Magazine Showbizz

“Prisni tronditjen në fund” Stresi bën paralajmërimin e fortë, çfarë pritet të ndodhë në koncertin e Noizyt

Share on the social medias

Noizy do të zhvillojë mbrëmjen e sotme një koncert madhështor, të titulluar “The Alpha Show”.

Në prezencën e rreth 40 artistëve vendas dhe ndërkombëtar, Noizy do të performojë hitet më të nxehta të repertorit të tij dhe ka paralajmëruar publikun se ky koncert do të jetë më i madhi i organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP.

Por, ajo që pritet të surprizojë vërtetë fansat është prania e reperit Stresi, për shumë vite rival i Noizy-t dhe tanimë mik i tij i afërt prej një viti.

Shumë fansa kanë aluduar se prezenca e Stresit në koncert mund të shënojë edhe bashkëpunimin e parë midis dy reperëve, që miqësinë e kthyen në armiqesi dhe tashmë duken sërish të pandarë duke i dhënë fund pakënaqësive.

Dhe pak orë para performancës në skenë, Stresi duket se i ka dhënë zë aludimeve për një bashkëpunim duke postuar në Instastory një mesazh, ku shprehet se në fund do të jetë qershia mbi tortë e koncertit.

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.