Prisni pak, Bora nuk qenka pajtuar me Donaldin? Ja çfarë i thotë ajo Arjan Konomit

Sot në puntatën e “Përputhen”, Arjan Konomi, filloi të ngacmonte Borën pas puthjes që dhanë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Ishin shumë emocione të bukura realisht. Ka qenë fundi i javës shumë emocionues, ajo dalja në ‘Big Brother’, ku u përcollën mesazhe të forta dashurie e nuk është e rëndësishme që këto mesazhe të jenë vetëm për partnerin, por dhe për shoqen e ngushtë.

Në fakt, megjithëse u bë historia publike, po ndaj diçka tjetër. Mua nuk mu mbyll e premtja aty. Gjatë bisedës me Semin përmendëm shoqen tonë tjetër të ngushtë Aulona, e cila po priste bebin të vinte gjatë kësaj jave.

Nga emocionet e forta i filluan dhimbjet e lindjes që atë natë dhe atë mbrëmje isha me të”, – tha Bora.

Arjani më pas filloi ta pyeste se a ishte ky një pajtim dhe Bora tha se ka shumë pikëpyetje. Ai gjithashtu e përgëzoi për atë që bëri për Semin dhe për surprizën që i bëri.

“Kam shumë pikëpyetje. Nuk di as vetë o Arjan se ç’ndodhi! Deri diku e prisja që do ngacmohesha, lidhur me këtë pjesë, por nuk e mendoja kurrë që do arrinte në atë pikë. Mos më ngacmo akoma, se nuk i kam shumë përgjigje”, – shtoi Bora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX