News

Policia reagon për sherrin në Vlorë: Ngacmuan gratë e martuara, kush janë dy të personat që përfunduan në spital

Share on the social medias

Policia ka reaguar për sherrin e ndodhur pasditen e sotme në “Vega Beach” në Vlorë.

Burimet bëjnë të ditur se sherri mes personave të përfshirë ka ndodhur si pasojë e një ngacmimi që dy persona u kanë bërë disa grave.

Më pas raportohet se kanë qenë burrat dhe familjarët e grave në fjalë të cilët janë konfliktuar me personat e pasjellshëm.

Sipas policisë në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç. Policia sqaron se dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.