Po bën xhiron e rrjetit, Flori Mumajesi baba për herë të parë? (FOTO)

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka zgjuar dyshime te fansat se do të bëhet baba për herë të parë.

Ai ka publikuar një foto në “Instastory”, në të cilën shfaqet një suvenir druri që ka të gdhendur një vogëlush teksa fle, portret që Flori e ka shoqëruar me një zemër.

Kjo ka bërë që aludimet të nisin menjëherë, duke u surprizuar që të gjithë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë, që Mumajesi përflitet se do të bëhet baba, pasi edhe më herët ka qenë në qendër të mediave rozë lidhur me këtë fakt.

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.