News

PD zbardh fakte të tjera të rënda për aferën e madhe: Kontraktuan një italian që e ndërtoi me 15 mln! Pjesën tjetër e përlanë, s’do ishte e mundur pa Ramën

Share on the social medias

Partia Demokratike vijon më denoncimet për aferën e inceneratorëve ku sot është ndalur tek impianti i Fierit. Në një deklaratë për mediat, Koordinatorja për Median dhe Komunikimin në PD, Silvi Bardhi tha se në vitin 2016, “nonat” e inceneratorëve morën 30 mln euro nga Ministria e Mjedisit për të ndërtuar impiantin në Fier.

Më pas, sipas Bardhit, u kontraktua një kompani në pronësi të një shtetasi italian që e ndërtoi inceneratorin me 15 mln euro, ndërsa pjesën tjetër e vodhi qeveria.

Bardhi tha se kjo nuk do të ishte e mundur pa kryeministrin Edi Rama, i cili sipas saj, ndau paratë me Arben Ahmetajn, Engjëll Agaçin dhe sekserët, Zoto, Mërtiri e Gugallja.

Deklaratë e Koordinatores për Media dhe Komunikim, Silvi Bardhi

Vetëm me një foto, sot do të tregojmë disa aspekte skandaloze të aferës së Inceneratorit të Fierit. Siç mund të jeni në dijeni, kontrata për Inceneratorin e Fierit është firmosur nga Ministri i Mjedisit, ndonëse nuk kishte asnjë lek në buxhet dhe u përdor Fondi i Emergjencave i Kryeministrit.

Nuk u nënshkrua as nga Kryeministri që dha paratë e as nga Bashkia që do të merrte shërbimin. Siç mund të jeni në dijeni, kjo kontratë nuk ka kaluar me VKM dhe nuk është botuar në Fletoren Zyrtare.

Përse kjo gjë? Do të çuditej shumëkush. Sepse kontrata ka thagma të tjera që do të shohim në javët në vijim. Sot do të merremi vetëm me një faqe të kontrates siguruese.

“Nonat e inceneratorëve” morën kontratë 30 milion euroshe me Ministrinë e Mjedisit më 24 Tetor 2016 dhe vetëm 2 javë më pas 10 Nëntor 2016, gjetën një italian që t’ia ndërtojë me çelësa në dorë për 15 milion, duke përlarë në këtë mënyrë plot 15 milion euro të parave publike.

Nuk ka investuar asgjë, asnjë lopatë, por morën 15 milion euro para publike. Kanë lidhur një kontratë siguruese me një bankë duke mos lënë kolateral asnjë lek, asnjë investim, vetëm kontratën me Ministrinë e Mjedisit dhe tokën publike! Kjo nuk do të ishte e mundur pa Edi Ramën!

Ne themi se u ndanë mes Rama – Ahmetaj – Agaçi dhe sherbetoreve të tyre Zoto, Mërtiri etj.

Po ju të nderuar shqiptarë, si mendoni?

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.