News

“PD-ja u zgjua nga gjumi letargjik”, deputeti demokrat bën paralajmërimin e fortë

Share on the social medias

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka folur ditën e sotme në një emision televiziv, ku tha se shtatori do të jetë muaji i lëvizjes së gjerë popullore, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë territorin e vendit.

Shehu theksoi se me denoncimet e fundit të aferave koerreuptive, PD po bën detyrën e saj dhe se pas shumë vitesh e ka gjetur rrugën e saj opozitare.

“Janë një sërë skandalesh dhe aferash, të lidhura me koerreupsionin e madh të kësaj qeverie dhe bashkëpunimin me grupet kiriminiale dhe po ulen të ardhurat publike. Nuk ka investime të huaja në Shqipëri dhe po humbet besimi.

Çështja e Inceneratorëve, e Portit Durrësit, por nuk janë vetëm këto. Do thoja se kemi probleme me ujësjellësit, investimet, siguria publike etj. Ky port strategjik, ndër më të mëdhenjtë në rajon. Po dëmtohet jo vetëm xhepi qytetarëve por edhe imazhi i vendit.

PD-ja u zgjua më në fund nga një gjumë letargjik disa vjeçar, ku Ramës iu kaluan të gjitha pushtetet dhe u kthye në një sulltan të plotfuqishëm. PD ka gjetur sërish rrugën e saj opozitare, po bën detyrën e saj.

Edhe PL po bën detyrën e saj ndaj këtij regjimi. Ju e patë 7 korrikun, sa njerëz u mblodhën në ato temperature. Shtatori do të jetë një lëvizje e gjerë popullore, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë territorin e vendit. Beteja opozitare do të jetë e gjithanshme, në parlament, e në sheshe”-tha Shehu ndër të tjera.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.