Magazine Showbizz

Pas pamjeve që u shfaq duke qarë, rrëfehet moderatorja shqiptare dhe zbulon se çfarë i ndodhi

Share on the social medias

Kiara Tito është një moderatore shumë e dashur për publikun. Ajo është aktive në rrjete sociale dhe shpeshherë publikon foto dhe video në Instagram.

Më herët, ajo publikoi një video në TikTok ku shihej në tension dhe me lot në sy.

“Anijet janë një ‘Jo’ e madhe për mua.”-ka shkruar ajo. Gjithashtu, Kiara bëri me dije se ilaçet nuk e ndihmojnë dot që të qetësohet.

Mirëpo së fundmi ajo ka bërë një reagim ku ka theksuar se tashmë është mirë. Gjithashtu, Kiara tregoi se anija gati sa s’po fundosej dhe disa njerëz po qanin nga paniku.

“Lavdi Zotit jam mirë. Më kaloi tani. Ishte shumë e tmerrshme sepse ishte deti 6 ballë dhe anija gati sa s’po fundosej. Kishte njerëz që qanin dhe shkaktuan panik. Jo nuk do hypja më kurrë në asnjë mjet ujor”– tha Kiara për “Kryefjala”.

VIDEO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.