
Në prajmin e pardjeshem (e premte) të Big Brother VIP, u eliminua Granit Cana.
Rrugëtimi i tij brenda shtëpisë përfundoi pas më shumë se një muaji qëndrim i cili ishte edhe ndër banorët e parë që kishte hyrë në spektakël.
Pas eliminimit ai është drejtuar në skenën e spektaklit ku edhe u pyet nga prezantuesja, Arbana Osmani, për eksperiencën e kaluar.
Duke u shprehur se është mërzitur dhe nuk është i kënaqur që mbaroj kaq shpejt për të, Graniti po ashtu ka komentuar raportin e tij me këngëtaren, Filloreta Raçi.
Dyshja ishin ndër banorët më të komentuar, dhe fillimisht ishte menduar se mes tyre po lind një raport më shumë se shoqëror, kjo gjë u ndërpre javëve të fundit, kur Graniti deklaroi se e sheh vetëm si shoqe.
Por, ata vazhduan të mbesin miq dhe të afërt me njëri-tjetrin, dhe pas daljes nga shtëpia e BBV, Graniti u shpreh se nga Fifi ka kërkuar që t’i premtoi se ajo do ta fitoi çmimin e madh.
“Të them të drejtën, dy-tri ditë para se me dalë i thash Fifit të lutem më premto që do të dalësh si fituese”, – është shprehur tutje Graniti derisa tha se edhe Fifi ia premtoj se do të bëjë gjithqka që ta fitoj.
Kujtojmë që Cana është banori i pestë me radhë që largohet nga shtëpia e famshme, ndërkohë banorët e tjerë po vazhdojnë garën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
VIDEO:
View this post on Instagram