News

Partia e Lirisë zbulon ku janë dërguar paratë e inceneratorëve: Ja cili qytet “fsheh” skandalin e madh që do publikohet në shtator

Share on the social medias

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë zbulimit të detajeve të reja nga skandali i aferës së inceneratorëve deklaroi se kompanitë e përfshira në këtë skemë kanë marrë kredi në banka duke lënë kolateral pronën publike.

Meta akuzoi qeverinë se është vendosur në funksion të kësaj afere, ndërsa nënvizoi se dosja do të shkojë në SPAK.

Ndërkohë, koordinatorja në Partinë e Lirisë Briseida Shehaj deklaroi se në shtator do të publikohet e plotë dosja me prova dhe fakte për paratë e marra nga buxheti i shtetit, kreditë dhe kolateralet e vendosura nga palët e përfshira.

Ajo theksoi se skandali bëhet edhe më i madh te inceneratori i Fierit.

“Në fakt pjesa e dërgimit të parave jashtë vendit ka vazhduar dhe vazhdon. Ne kemi dokumentacionin. Te ne po vijnë edhe ish-staf i inceneratorëve që po sjellin denoncime. Paratë që janë marrë për kredi nuk kanë shkuar për investime. Në shtator do bëjmë publike sa janë kreditë në banka, vlera reale e investimit dhe sa para janë marrë nga buxheti i shtetit. Është një situatë më e rëndë në koncesionin e Fierit. Sa për punët e tjera publike s’kanë lidhje me këto, por në momente të caktuara kanë marrë para që janë përdorur për ca investime të tjera jashtë Shqipërie dhe në rajon”, tha Shehaj.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.