
Sali Berisha, nga foltorja e radhës në Pogradec, paralajmëroi drejtuesit e Partisë Demokratike të mos ndërhyjnë në zgjedhjet për kryetarin e partisë.
“Miqtë e mi, ju do të vendosni me votën tuaj për kryetarin. Askush nuk mund të marrë vendime për ju, se në rast se guxon, automatikisht shkarkohet. Do ishte të imitonim Ramën dhe kështu do ia zgjasnim jetën politike, sa të ketë jetën”, – u shpreh ish-lideri demokrat.