Pa kthim prapa? Melisa ndahet nga Andi me sherr?

Andi dhe Melisa me shumë gjasë janë ndarë! Çifti i vetëm jetëgjatë nga “Përputhen” duket se po përjetojnë krizë të pakthyeshme në raportin e tyre.

Këtë e ka lënë të nënkuptohet Melisa përmes dy story-ve në Instagram.

“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Vec unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti” – është shprehur ajo.

Melisa i ka fshirë disa nga fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjekë më Andin në Instagram.

Një moment të tillë, çifti patën kaluar edhe vitin që lamë pas por kishin gjetur gjuhën e përbashkët pas afro 24 orëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.