Magazine Showbizz

Opinionisti Arjan Konomi “i vë vulën” ribashkimit të Borës dhe Donaldit

Share on the social medias

Lidhja që Donald Veshaj nisi me Beatrix Ramosajn brenda ‘Big Brother VIP’ mori vëmendje të madh dhe u komentua jo vetëm në mediat sociale nga përdoruesit e tyre, por edhe nga shumë personazhe publike.

Mes tyre edhe Arjan Konomi, opinionisti i ‘Përputhen’ për dy sezone, ai shprehu hapur mos pëlqimin ndaj Donaldit dhe nuk u kursye me deklaratat ndaj tij.

Por, çfarë ka ai sot për të thënë kur Bora Zemani u ribashkua me aktorin? Këtë pyetje ia ka bërë një personazh i njohur i mediave sociale siç është Kozak Braçi gjatë një video-live në TikTok.

I vendosur në siklet Arjani u mundua t’i shmangej pyetjes duke thënë: “Unë pata thënë se do bashkohen shumë shpejt.” Më pas Kozaku tha: “Po ka qenë me skenar e gjitha se nuk do e falte Bora. Top Channel, reklamat gjërat me plan e gjitha.” Ndërkohë, Arjani ia ktheu: “Jo, jo nuk e besoj”./panorama

VIDEO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.