Magazine Showbizz

Olta Gixhari flet troç dhe tregon për dhuratat që shkëmben me partnerin: Nuk jemi si çiftet e tjera

Share on the social medias

Aktorja bukuroshe Olta Gixhari jeton prej vitesh në Spanjë, sepse aty jeton edhe njeriu i saj i zemrës. Megjithatë ajo nuk harron të jetë e pranishme në Shqipëri sidomos në periudhë festash e pushimesh.

Gixhari ishte e ftuar në “Pushime on Top”, ku foli për vendet e shumta që ka vizituar dhe duke e veçuar Spanjën si destinacionin e saj të preferuar.

”Unë dhe partneri im nuk jemi tipa dhuratash me pako me fjongo. Pasioni jonë janë udhëtimet dhe restorantet. Dhe dhuratat më të mira të njëri-tjetrit janë restorantet. Kam zbuluar restorantin më të mirë të mishit hajde shkojmë ta vizitojmë”, ka thënë Olta.

Madje ditëlindjen e saj të fundit ajo e festoi në një nga restorantet më të famshëm dhe më të shtrenjtë të Puglias.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.