Magazine Showbizz

Nuk pritej, këngëtari i njohur shqiptar paralajmëron se do i japë fund karrierës

Share on the social medias

Noizy, ditë më parë organizoi një ndejë private me miqtë e të afërmit e tij për të kremtuar koncertin e e ri, që pritet të mbahet në muajin gusht në Tiranë, shkruan Billbordi.net

Të pranishëm ishin disa nga figurat publike si: Rozana Radi, Miranda Dupi, Loredana Zefi dhe Blerim Destani.

Ky i fundit në një prononcim për ABC News Albania ka folur për miqësinë me reperin shqiptar, duke qenë së gjithë kohën shfaqen së bashku.

Aktori i njohur mes tjerash zbulon se Noizy mendon që së shpejti të përfundojë karrierën, gjë për të cilën nuk pajtohet Destani.

“Mendon së shpejti ta mbarojë karrierën, do doja që të mos ndodhte kjo. I dëshiroj shumë suksese në karrierë”, tha ai.

Blerim Destani dihet që është një ndër shokët më të afërt të Noizyt për shumë vite.

Blerimi nga ana tjetër ka folur për një film të cilin e ka xhiruar së fundmi në trojet shqiptare. Ai beson që do të pritet mirë nga publiku, ndonëse nuk ka akoma një datë të saktë publikimi./Billbordi.net/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.