Magazine Showbizz

Nga sot nisi zyrtarisht pushimet në jug të vendit, ja çfarë e pret Bora Zemanin

Share on the social medias

Moderatorja e mirënjohur, po shijon këto ditë pushimet e saj. Rreth orës 5 së mëngjesit, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në një vend bregdetar. Kaq mjaftoi që fansat ta lidhin me faktin se çifti është bashkuar në jug të vendit.

Që pas përfundimit të “Më lër të flas”, Donald Veshaj po shijon ditët e verës në Vlorë, ku dhe ka publikuar foto e video nga bregdeti. Nga ana tjetër Bora ka përfunduar pushimet në Turqi me familjen e duket se tani i është bashkuar të dashurit të saj në jug të vendit.

Teksa Donaldi ka publikuar foto nga Vlora, Bora shfaq në rrjetet sociale foto nga një vend bregdetar, dhe menjeherë fansat aluduan se edhe prezantuesja gjendet në jug të vendit.

Por natyrisht që nëse ndodh se çifti do të pushojë disa ditë në bregdetin shqiptar, fotot paparacë të tyre menjëherë do të publikohen. Ndaj mbetet për t’u zbuluar destinacioni i radhës i Borës, për të parë nëse çifti është apo jo bashkë në këto pushime fillim gushti.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.