Magazine Showbizz

Në plan për të bërë fëmijë? Fifi tregon çfarë e pengon për të hedhur këtë hap me Adisin

Share on the social medias

Historia e saj e dashurisë me Adis Patushin po zhvillohet gjithnjë e më shumë në sy të publikut.

Filloreta Raçi e njohur si Fifi, nuk heziton në çdo moment të shpreh dhe të ndajë me të gjithë lumturinë e saj, së fundmi, këngëtarja ishte e ftuar në “Prive Reality”, ku sigurisht pjesa më e madhe e bisedës së saj u përqëndrua tek lidhja me Adisin.

Një ndërhyrje e moderatores Roza Lati, e cila ishte po ashtu e ftuar, në lidhje me planet për fëmijë, Fifi e devijoi përgjigjen, ajo u shpreh se “po pret” që partneri i saj si fillim t’i propozojë, ndër të tjera ajo shtoi se në këtë aspekt nuk do dëshironte kurrë ta merrte hapin e parë ajo.

“Është një problem unë s’i propozoj atij, rasti i vetëm ku unë jam një femër. Se gjithnjë kam qenë burri,”-tregoi Fifi./panorama

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.