Në një lidhje me “vajzën misterioze”? Majk thyen heshtjen

Kohët e fundit, Majk është përfolur për një lidhje të re, teksa kanë qarkulluar në rrjete sociale disa foto të tij me një vajzë misterioze, që dyshohet të jetë e dashura e tij.

Ndjekësit arritën të zbulojnë edhe identitetin e vajzës, nëpërmjet fotove në vende të përbashkëta që ata kishin në rrjetet e tyre sociale, ajo quhet Elona dhe është e panjohur për publikun megjithatë, pak kohë pasi identiteti i saj u zbulua nga mediat, ajo ka fshirë llogarinë në “Instagram”.

Ndërkohë, Majk ka qenë i ftuar në një intervistë për “Prive” ku është pyetur rreth kësaj temës së dashurisë, ai nuk ka dashur të replikojë.

“Se di, pse duhet të ta tregoj ty?! Nuk ka lidhje jam apo jo, edhe nëse jam apo nuk jam, përgjigja është e njëjtë!” – është shprehur ai.

Rikujtojmë se Majk tha gjithashtu se është distancuar disi nga rrjetet sociale, ku preferon të postojë vetëm për të promovuar muzikën e tij.

“Nuk më bejnë përshytpje këto gjërat e vogla, në rrjete sociale, në Instagram jam aktiv, por kur bëhet fjalë për të promovuar muzikën time, vetëm për arsye pune jam aktiv për gjëra të tjera nuk më pëlqen, nuk e shikoj të arsyeshme të më bëhet Instagrami faktor i jetës time dua t’i tregoj njerëzve muzikën time, arsyen pse unë jam njohur, punën që unë bëj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.