Ndodh për herë të parë, Mikela bën deklaratën e papritur në emision

Mbrëmë në “Përputhen” u transmetua takimi i Efit me Brunon. Ndonëse ishte takimi i tyre i parë, dyshja u treguan shumë të afërt me njëri-tjetrin, sikur të njiheshin dhe nga jashtë.

Mikela, e cila ka shprehur pëlqimin e saj për Brunon, u shpreh se e vë re pëlqimin e madh mes tyre dhe kjo nuk e bën të ndihet aspak mirë.

“Nga Bruno ndaj Efit është një pëlqim shumë shumë i madh, edhe Efin e pashë shumë të dhënë pas Brunos, janë gati-gati një çift perfekt të dy. Nuk më bën të ndihem aspak mirë kjo gjë edhe mund ta ndjej konkurrente Efin në lidhje me Brunon, siç nuk kam ndjerë asnjërën, por nuk do ta ketë rrugën aq të lehtë”, – tha ajo.

Bora theksoi se Mikela është e para vajzë që pranon se sheh konkurrencë në studio, sepse të gjitha thonë “Nuk ndjej konkurrencë këtu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX