News

Ndalohen 4 persona teksa fotografonin uzinën e Poliçanit, reagon Ministria e Mbrojtjes: Si ndodhi ngjarja

Share on the social medias

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka ndaluar katër persona të cilët po lëviznin pranë Uzinës së Poliçanit, një tjetër impiant ushtarak në vend.

“Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar. Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.

Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend”, tha Ministria përmes një njoftimi për mediat.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.