News

Moti merr kthesën e papritur, ja si do të jenë temperaturat ditën e sotme

Share on the social medias

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë sot në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurta shiu, më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore. Herë pas here do te ketë interval me kthjellime. Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku vranësirat do të jenë prezent duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Oret e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.

Vendi do të mbetet nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të diktojnë kushtet e moti për gjatë gjithë 24_orëshit në vend. Pritet që vranësirat dhe shirat të jenë prezentë deri në orët e vona të natës kur pritet përmirësim i kushteve të motit.

Republika e MV parashikohet të jetë në dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe erë të fortë, priten përmirësim i motit vetëm në orët e mbremjes dhe natës.

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë me mot të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Po-ashtu nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta paraqiten brigjet e detit Egje dhe brigjet e Detit të Zi. Ndërsa pjesërisht gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Skandinav karakterizohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas herë priten edhe stuhi të forta ere.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.