Moti bën kthesën e madhe, ja si pritet të jetë java që vjen

Që prej mbrëmjes së të hënës e deri në mesditën e së martës një sistem frontal do të përshkojë vendin duke sjellë me vete reshje shiu e rrebeshe në pjesën perëndimore e atë bregdetare.

Përkohësisht me shkarkesa elektrike, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushatarak.

Më tej në vend do të ketë kryesisht vranësira e kthjellime por në veriperëndim e veri të vendit hera herës do të rikthehen shtrëngatat e shiut me rrufe të izoluara.

Gjatë kalimit të frontit dhe gjatë së enjtes parashikohet erë kryesisht jugore e cila do të jetë e vrullshme me rrahje përgjatë vijës bregdetare e në momentet me shtrëngata.

Kjo do të sjellë det të trazuar të forcës 5 dhe 6 ballë.

Temperaturat do të ndikohen kryesisht nga era e ngrohtë jugore si më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX