News

Morën pjesë në “American Got Talent” në SHBA, Yuri Kim takon vëllezërit shqiptarë: Kanë magjepsur botën me talentin e tyre

Share on the social medias

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është takuar në ambasadën amerikane me vëllezërit Artan dhe Arnold Balla të cilët morën vëmendjen e të gjithëve me performancën në “American Got Talent”.

Kim shprehet se si miliona njerëz kudo në botë edhe ambasada amerikane bën tifo për vëllezërit Balla, që t’u tregojnë të gjithëve se Shqipëria ka talent.

“Ishte kënaqësi të takohesha me vëllezërit Balla, të cilët kanë magjepsur botën me talentin e tyre! Artan dhe Arnold Balla erdhën në Ambasadën Amerikane sot për të marrë vizat e tyre, që të shkojnë në Hollyëood dhe të konkurrojnë në Amerika Ka Talent.

Ata më thanë se si ishin stërvitur qëkur ishin 14 vjeç, dhe se si askush nuk besonte tek ta në fillime. Por ata këmbëngulën dhe punuan fort, dhe sot janë shqiptarët e parë që interpretojnë në shfaqjen televizive më të famshme në botë.

Si miliona njerëz kudo në botë, të gjithë ne në Ambasadën Amerikane do bëjmë tifo për vëllezërit shqiptarë Balla kur ata të dalin në skenë dhe të tregojnë se Shqipëria Ka Talent! Suksese”, shkruan Kim.

VIDEO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.