News

Misteri me “spiunët” rusë në Uzinën e Gramshit “alarmon” edhe Albin Kurtin: Të zbardhet ngjarja sa më shpejt

Share on the social medias

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dënuar incidentin e ndodhur mbrëmë në uzinën në Gramsh.

Teksa uron shërim të shpejtë për dy ushtarakët që u lënduan mbrëmë në përleshjen me tre të huajt që tentuan të hynin në uzinë, Kurti kërkon që të zbardhen sa më shpejt rrethanat e ngjarjes.

Reagimi i plotë:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e dënon incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.

U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar.

Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes.”

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.