Magazine Showbizz

Mesazhet mes Rudina Dembacajt dhe vajzës së Mark Frrokut tregojnë qartë raportin mes tyre: Njerka më trajton keq

Share on the social medias

Rudina Dembacaj ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku. Megjithatë kurioziteti i ndjekësve mbetet i madh.

Aktorja ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale në Instagram, ku mes të tjerash dikush i shkruan:

“Pse nuk ke postuar më foto me vajzën e vogël të Markut?” Rudina nuk e ka kaluar pa një përgjigje duke etiketuar vajzën e duke shkruar: “Jep përgjigje të lutem.”

Më pas ajo ka publikuar një screenshot të bisedës që ka bërë me Ertën, ku ajo me ironi i shkruan: ”Sepse njerka më trajton keq”.

Teksa e ka shpërndarë, Rudina e ka shoqëruar me disa të qeshura, duke vërtetuar edhe një herë se kanë një raport shumë të mirë.

Dikush tjetër i shkruan se përse nuk e poston djalin e Markut. Rudina ka publikuar një foto ku shihet Marku duke mbajtur në prehër vajzë e saj Viktorian dhe Rudina djalin e tij.

“Se nuk do, është në sinkron me Vikin” – shkruan aktorja.

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.