Magazine Showbizz

Menaxheri i njohur i VIP-ave jep deklaratën e fortë për moderatorin Arian Çani

Share on the social medias

Menaxheri i VIP-ave më me emër në skenën shqiptare, Xhani Demika i ftuar dje në emisionin ‘Ora Verore’ bëri një sërë deklarata të forta për personazhet e njohur të showbizz-it shqiptar dhe ato të televizionit, shkruan Billbordi.net

Mjaft aktiv me prezencën e tij edhe në studiot televizive ai nuk hezitoi të zbulojë intervistën ku është ndjerë keq dhe pa rahatshëm.

“E do troç. Kam qenë në një emision që kam qenë i ftuar si figurant, isha personazh kryesor i filmit dhe në një intervistë ku u ftuam si panel në vend që të më jepej rëndësia si personazh kryesor në film dhe si figurë publike nuk mu dha rëndësia fare, emri më është ngatërruar disa herë. Kam mbetur i pakënaqur. Jo me emisionin dhe personin që më ka ftuar por intervistën që është bërë dhe mos rëndësinë. Kam qenë te Zonë e Lirë te Arian Çani. Më shumë kam ndenjur se kam folur. Intervista e parë në jetën time që nuk kam folur”, u shpreh ai.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *