Më të dashuruar se asnjëherë! Hande Erçel flet publikisht për lidhjen me Kerem Bursin

Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë bashkë!

Çifti i njohur i aktorëve kanë konfirmuar para disa muajsh se janë duke jetuar një histori dashurie.

Së fundmi, aktorja ka folur për nënën e ndjerë dhe të dashurin e saj Kerem Bursin, në një intervistë për revistën “InStyle”.

Hande tha se frymëzimi i saj në jetë është e ëma, Aylin Erçel, e cila u nda nga jeta në vitin 2019 si pasojë e sëmundjes së rëndë.

“Është ajo që më ka inkurajuar gjithmonë të jem personi që dua të jem. Ajo është gjithashtu burimi im më i madh i frymëzimit. Mësova të qëndroj në këmbë, të luftoj, të dua shumë, të jap pa kushte, të punoj shumë dhe të shkëlqen ashtu siç punoj. Për ta bërë atë gjithmonë krenare”, – u shpreh Hande.

Për kuriozitetin e të gjithëve, Hande foli dhe për aktorin Kerem Bursin, me të cilin u njoh në xhirimet e serialit “Sen Çal Kapimi”, ku luanin rolet kryesore.

“Pasi kaluam pjesën më të madhe të kohës bashkë, personi që më njihte më shumë dhe më kuptonte më mirë ishte Keremi”, – tha ajo.

Keremi publikoi në “Instagram” një foto, në të cilën shihej brenda një kanoe së bashku me Handen.

Të dy ata po shijonin në maksimum këtë moment dhe aktori i famshëm konfirmoi se ishin vetëm për vetëm në ishull.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kerem Bürsin (@thebursin)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hande Erçel (@handemiyy)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX