Me këtë risi që paralajmëron Olsa, ‘Përputhen’ mund të bëhet i paparashikueshëm

“Përputhen” mund të marrë një rrjedhë tjetër në këtë sezon dhe për të gjithë percjellesit e edicionit paraprak, ky mund të jetë një lajm i mirë.

Kjo sepse, mund të kthehen disa nga protagonistët e sezonit të kaluar të cilët janë ende beqarë.

Këtë mundësi nuk e ka përjashtuar autorja e programit Olsa Muhameti në idenë e parashtruar nga një prej fansave.

Për të matur preferencën e publikut, ajo ka hapur edhe një sondazh duke pyetur ata nëse beqarët nga sezoni i kaluar duhet të rikthehen.

Mbi 70 përqind kanë votuar po.

Olsa ka dëshmuar se opinionin e publikut e ka me peshë të madhe andaj mos u habisni nëse një dëshirë e tillë plotësohet shpejt.

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.