
Aktori i njohur Dardan Gashi ishte protagonisti i radhës në rubrikën “5 data”.
Ai ndau me publikun ngjarje që kanë shënuar jetën e tij e të cilat nuk diheshin më parë.
Në një rrjedhë kronologjike në periudha të ndryshme, një prej datave ishte vizita në vendet e shenjta, Mekë dhe Medinë në janar të 2018-ës.
Dardani që këtë udhëtim e ka realizuar me mikun e tij, aktorin Naser Rafuna dhe bashkëshorten, ka pasur një moment interesant në ditën e parë, ai rrëfeu se i ka humbur gruaja në turmën e qindra mijëra pelegrinëve.
“Gruaja ime është me mbulesë, shumë lehtë e identifikoj në Kosovë, kur jam kthy me i kqyrë dhe i kam pa një milion gra me shami – qysh me e gjetë?
Jemi takuar pastaj tek në hotel ka qenë një eksperiencë shumë e mirë, njohja e kulturave të tjera ka qenë mbresëlënëse” – u shpreh Gashi.