
Reporti Big Mama- Antonela është përkeqësuar në përmasa të mëdha, edhe dje në post Big Brother Vip dy nga ish banoret e BBV kanë debatuar keq me njëra-tjetrën, ku Bigu u detyrua ta lëshojë studion shkaku i Antonelës.
Tutje, ndaj fjalëve të ashpra që Bigu ka përdorur ndaj Antonelës së fundmi ka reaguar edhe nëna e kësaj të fundit.
“Kjo është ftyra jote femër e ulët, mundohesh më kot t’i bësh shoqe vetes për keq, por s’ke shans, vetëm femër nuk je! më kërkove falje publikisht dhe e bëre përsëri, tani do e njohësh kush është vërtet mamaja e Antonelës”.
Këto fjalë ishin bashkangjitur me një videoje të Big Mames në kohën kur ajo ishte e ftuar në një intervistë për “Zonë e Lirë” te Arjan Çanit, kujtojmë se vajzat kishin përplasje edhe gjatë qëndrimit në BBV, ku Antonela kishte akuzuar Big Mamën se ka sharë në serbisht, gjë e cila u mohua nga këngëtarja.
FOTO: