“Lulzim Basha po largohet nga politika me turp”, Bujar Nishani del me deklaratën e fortë

Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Lulëzim Basha ‘de facto’ është i larguar jo vetëm nga drejtimi i PD-së, por edhe nga politika.

Nishani shkruan se çdo politikan një ditë do largohet nga politika, por sipas tij rëndësi ka sesi largohesh dhe për çfarë do të kujtohesh.

“Lulzim Basha është tashmë “de facto” i larguar, jo thjesht nga drejtimi i PD, por nga politika shqiptare.

Ai i shkaktoi shumë dëme asaj partie, sistemit politik në tërësi, integritetit të pluralizmit si dimension.

Nga politika çdo politikan do të largohet një ditë. Rëndësi ka se si largohesh e për çfar do të kujtohesh.

Lulzim Basha po largohet nga politika me turp, duke shkaktuar veç dëme e pa asnjë rekord për respektin më minimal.

Rëndësi tashmë ka ringritja e Partisë Demokratike dhe kthimi i betejës së vërtetë politike me rregjimin monokratik më të diskretituar në tërë historinë post diktatoriale në Shqipëri.”, – shkruan Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX