News

Lëvizte në zonën e ndaluar, e pëson keq skafisti (VIDEO)

Share on the social medias

Një 28-vjeçari në Ksamil i është bllokuar skafi, si dhe është gjobitur me 100.000 mijë lekë të rinj, pasi është konstatuar nga policia duke lundruar në një zonë të kufizuar për mjetet ujore.

Policia bën me dije se pronari i skafit ka rezultuar se nuk dispononte as dokumentacionin përkatës, në bordin e mjetit, duke u gjobitur edhe me 10.000 mijë lekë të rinj.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve, përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf duke ushtruar aktivitetin e tij brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij, në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.”

VIDEO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.