Kush do të fitojë? Big Mama tregon kush është “sheqeri’ i shtëpisë së Big Brother

Big Mama ka treguar emrin që sipas së cilës duhet të fitojë Big Brother VIP. Këngëtarja ishte pjesë e shtëpisë së famshme dhe doli pas një sherri që pati me Antonela Berishën. Teksa finalja e madhe po afrohet, ka shumë aludime se kush do të jetë banori që do të marrë 115 mijë euro. Kush duhet të fitojë sipas saj?

“Me gjithë zemër e shpirt dua që çmimin ta fitojë Arjola. Por nëse është një njeri që e meriton fitore, ai është Iliri. Njeri më të mençur dhe njeri më inteligjent si Ilir nuk kam parë. Ai ka përballuar shumë sfida brenda shtëpisë, ka qenë aq i qetë sa unë jam habitur”, – është shprehur këngëtarja.

Duke komentuar banorët brenda, Big Mama tha se Donaldi dhe Dj Pm, i cili doli javë më parë nga shtëpia, ishin sheqeri i shtëpisë. Ajo shtoi se Donaldin e shihte si partner për batuta dhe shaka, por në momentin që hyri këngëtarja në shtëpi nuk ishte i duhuri për batuta pasi aktori i humorit po kalonte momentet më të vështira.

“Pa Donaldin ajo shtëpi nuk ka lezet. Donaldi dhe PM janë sheqeri dhe humori i asaj shtëpie. Normalisht që ka momente përplasjesh dhe presion. Ka momente që Donaldi gabon, unë ja kam lënë gjithmonë moshës. Brenda shtëpisë e shihja Donaldin si partner për batuta e kështu gjërash. Por unë ndoshta hyra në momentin më të vështira të Donaldit dhe e gjeta më të tërhequr”, – tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.