Kush do të dalë çift nga Përputhen? Tola flet me emra: Një prej djemve e pres jashtë

Arlida Nezha, e njohur si Tola është e para vajzë që eliminohet nga djemtë në emisionin Përputhen. Ajo ka rrëfyer daljen nga emisioni duke thënë se ishte një eksperiencë e bukur për të. Në emisionin “Shqipëria Live” ka folur për konkurrentët që mendon se mund të dalin të përputhur nga emisioni.

“2 muaj që kam qenë unë aty, kanë nisur pëlqimet tek disa. Disa janë aty thjesht ‘hajt se jemi’. Në syrin tim, shoh Mikelën që ka dëshirë të përputhet, por nuk e marrin shumë seriozisht djemtë se është lozonjare dhe dëshiron të jetë protagonist. Shoh Bashkimin shumë të përfshirë, por Alvisën shumë më pak”, – tha Tola.

Ndër të tjera, Tola tregoi se pret jashtë Albin, një prej djemve që ka pasur pëlqim dhe ka pasur takime në program.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX