Kopjoi aktoren e njohur, zbulohet sa kushtoi veshja e Beatrix Ramosaj në finalen e Big Brother VIP (FOTO)

Beatrix Ramosaj zgjodhi një kostum për të veshur në finalen e Big Brother VIP. Këtë ia sugjeroi kushërira e saj Anxhelina, ndërsa çmimi i veshjes arrin në vlerën 2810 dollarë.

Veshja është e firmës Rick Owens dhe u krijua në vjeshtën e vitit 2021. Të njëjtën veshje veshi dhe aktorja amerikane Halle Berry në Tapetin e Kuq të People’s Choice Awards 2021.

Beatrix Ramosaj suprizoi Donald Veshajn mbrëmjen e kaluar duke kënduar për të brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Ajo po mundohej ti jepte mesazhe për të marrë fitoren, por ai e ndërpriste vazhdimisht duke i thënë se nuk i pëlqenin komplimentet ndërsa e puthte.

Nuk dihet ende nëse çifti do ta vazhdojë historinë e shumëpërfolur jashtë shtëpisë së BBV.

FOTO:

Leave a Reply

Your email address will not be published.