Koha me diell dhe temperaturat e larta nuk do jenë për shumë ditë, ja kur pritet të përkeqësohet moti

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Do të jetë relativisht ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Edhe për fundjavë na pret mot i ngjashëm me vranësira dhe intervale kohore me diell, por relativisht i ngrohtë. Priten edhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat të dielën në Shqipëri mund të sjellin edhe reshje lokale shiu. Reshje pak më intensive priten në bregdet, por nuk priten të mëdha. Riga lokale mund të ketë edhe në disa vise në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore.

Nga e hëna ulje të lehta të temperaturave, por nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit. Edhe ditëve të ardhshme pritet mot i ngjashëm, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Rrallë në disa vise mund të ketë riga lokale shiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

WpCoderX