News

“Koha e Referendumit po vjen”, Ilir Meta paralajmëron lëvizjen e tij të radhës

Share on the social medias

Ish-Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale paralajmëron se ka ardhur koha e referendumit.

Meta shprehet se do të bashkëpunojë me çdo ekspert, faktor, parti, grup interesi dhe qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese të bllokuar sipas tij për dy dekada nga oliegarkët.

Postimi:

“Koha e Referendumit po vjen përgjithmonë!

Ndaj më 25 Korrik u mor vendimi historik për t’u dhënë shqiptarëve Partinë e Lirisë e cila do të pagëzohet si Partia e Referendumeve shumë shpejt!

Bashkëpunim me çdo ekspert, faktor, parti, grup interesi dhe çdo qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese të bllokuar nga oliegarkia për dy dekada.

Koha kur pakica vendoste pas shpinës të shqiptarëve ka përfunduar përgjithmonë.

Së bashku do t’i japim fund kapjes së shtetit përmes Referendumit dhe shenjtërimit të Kushtetutës dhe të ligjit.”-shkruan Meta.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.