Magazine Showbizz

Kjo është shqiptarja më e famshme në Itali pa bërë asgjë

Share on the social medias

Rike Roçi mori famë në Shqipëri për shkak të pjesëmarrjes në “Big Brother Albania”. Por, bukuroshja shqiptare është bërë shpeshherë kryefjalë e mediave të huaja, kryesisht ato italiane.

Dhe në fakt, ish banorja e Big Brother është bërë shumë e njohur për italianët, duke mos bërë asgjë.

Pas vëmendjes që mori nëpërmjet këtij formati, Rike spikati sërish gjatë kampionatit evropian të futbollit.

Roçi pushtoi mediat e huaja vite më parë, falë formave të cilat spikatën në stadium ku kishte shkuar për të ndjekur Shqipërinë nga afër. Shumë shpejt ajo u cilësua si tifozja më joshese.

Ajo tërhoqi menjëherë vëmendjen e kamerave edhe fotografëve duke e fokusuar në ekran, apo duke shkrepur foto pa fund ndërsa ishte në shoqërinë e një mikeshe të saj.

FOTO:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.